RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Zyrtarët suedezë: Djegia e Kuranit përkeqëson situatën e sigurisë dhe dëmton imazhin e vendit

zyrtaret-suedeze:-djegia-e-kuranit-perkeqeson-situaten-e-sigurise-dhe-demton-imazhin-e-vendit

Djegiet e fundit të Kuranit kanë përkeqësuar sigurinë dhe kanë dëmtuar imazhin e Suedisë, tha sot ministri suedez i Drejtësisë, raporton Anadolu.

Është një situatë e rëndë që Suedia po portretizohet si vend islamofobik, ndërsa djegia e Kuranit jo vetëm që e bëri vendin më pak të sigurt, por edhe e dëmtoi imazhin e tij, tha ministri Gunnar Strommer në një konferencë të përbashkët shtypi me Charlotte von Essen, shefen e Shërbimit Suedez të Sigurisë.

Von Essen tha se kërcënimi terrorist në vend është rritur që nga marsi dhe do të mbetet i lartë.

Paralalisht me këtë, ministri i Jashtëm Tobias Billstrom, pas një takimi të komitetit parlamentar mbi përkeqësimin e imazhit global të vendit për shkak të përdhosjes së Kuranit, tha se djegia e teksteve të shenjta në Suedi duhet të merret seriozisht.

Megjithëse djegia e kopjeve të Kuranit është e ligjshme në Suedi, nuk është e përshtatshme, shtoi ai.

Billstrom tha se ka qenë në kontakt me ministrat e jashtëm të shumë vendeve që nga fillimi i akteve dhe se ata do të diskutojnë këtë çështje me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

Përpara takimit me përfaqësues nga kompanitë suedeze nga bota islame, ministri i Tregtisë Johan Forssell tha se firmat suedeze që bëjnë biznes jashtë vendit kanë pësuar pas djegies së Kuranit.

Në muajt e fundit ka pasur akte të përsëritura të djegies apo përdhosjes së Kuranit, apo përpjekje për ta bërë këtë, nga figura apo grupe islamofobe, veçanërisht në vendet e Evropës veriore dhe ato nordike, duke shkaktuar zemërim si nga vendet muslimane, ashtu edhe nga mbarë bota.

Related posts

Kurti: Adresa e akuzave për krimet në Kosovë është Beogradi

admin

Pengon nxënësit gjatë namazit, mësuesja largohet nga puna – VIDEO

admin

Rafuna bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë

RTI