Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takim në Prishtinë, Ndihmës Sekretarin e Pergjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus.
Në këtë takim, Ulutas e ka informuar atë për aktivitetet e KFOR-it në kuadër të mandatit të Kombeve të Bashkuara dhe mbësthetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë”, thuhet në njoftim.