RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

1 700 policë dislokohen për një protestë të madhe pro palestineze

1-700-police-dislokohen-per-nje-proteste-te-madhe-pro-palestineze

Qindra oficerë policie do të jenë sot në detyrë në kryeqytetin britanik, ndërkohë që pjesëmarrësit në një protestë pro palestineze, janë paralajmëruar se do të përballen me arrestime të mundshme.

Qindra mijëra protestues pritet të mblidhen në ”Bank Junction”, në Londrën qendrore, mesditën e sotme, si pjesë e një dite globale veprimi për Palestinën që përfshin 30 vende, tha Fushata e Solidaritetit të Palestinës (PSC).

Marshi i shtatë Kombëtar për Palestinën do të shfaqë gjithashtu një paraqitje nga Little Amal, një kukull gjigante e një refugjati fëmijë sirian, i cili do t’i bashkohet një grupi fëmijësh palestinezë.

”Një prani e konsiderueshme policie do të shihet këtë fundjavë me rreth 1 700 oficerë në detyrë për të kontrolluar marshimin, përfshirë shumë nga forcat jashtë Londrës”, tha Policia Metropolitane.

Kukulla 3,5 metra e lartë u bë një simbol ndërkombëtar i të drejtave të njeriut pasi ajo udhëtoi 8 000 kilometra nga kufiri turko-sirian në Mançester, në korrik 2021.

Amal ”do të ecë” me demonstruesit që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Related posts

Gjermani, varfëria arrin nivelin më të lartë që nga viti 1990

admin

Tërmet me magnitudë 6 ballë godet pjesën veriore të Japonisë

admin

Një virus i ri (LayV) shfaqet në Kinë

admin