RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

1 i vdekur nga shpërthimi i një zjarri në tregun e Shën Petersburgut në Rusi

1-i-vdekur-nga-shperthimi-i-nje-zjarri-ne-tregun-e-shen-petersburgut-ne-rusi

Të paktën një person është gjetur i vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një treg në qytetin Shën Petersburg në Rusi, transmeton Anadolu.

“Fatkeqësisht një person është gjetur i vdekur gjatë procesit të shuarjes së zjarrit”, tha shërbimi për media i Ministrisë së Emergjencave.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass tha se flaka filloi në një ndërtesë tregu në lagjen Nevsky të qytetit rus.

Ministria ruse tha se një substancë shumë e ndezshme brenda ndërtesës shkaktoi një përhapje intensive të zjarrit, duke përfshirë gati 1.500 metra katrorë.

Raportohet se 96 zjarrfikës me 26 pjesë pajisjesh po vazhdojnë punën për të shuar flakët në treg.

Related posts

Izraeli do të mbyllë konsullatën britanike në Kudsin Lindor të pushtuar për shkak të sanksioneve tregtare të Britanisë

Irfan Jahiu

“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

admin

Pakistani feston 76-vjetorin e pavarësisë – VIDEO

Muhamet Ramadani