RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

10.5 milionë fëmijë humbën prindërit për shkak të COVID-19

10.5-milione-femije-humben-prinderit-per-shkak-te-covid-19

Më shumë se 10.5 milionë fëmijë kanë humbur njërin ose të dy prindërit gjatë pandemisë së COVID-19, sipas të dhënave të publikuara të mërkurën – gati dyfishi i vlerësimeve të mëparshme, raportoi The Washington Post.

Azia juglindore dhe Afrika pësuan shkallën më të madhe të humbjeve.

Ndër vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve të prindërve apo kujdestarëve janë Bolivia, Peruja, Namibia, Egjipti, Bullgaria, Afrika e Jugut, Ekuador, Eswatini, Botswana dhe Guyana, zbuloi studimi.

Përpara pandemisë, vlerësohet se kishte rreth 140 milionë fëmijë jetimë në mbarë botën.

Fëmijët në vendet me shkallë më të ulët të vaksinimit dhe norma më të larta të fertilitetit kishin më shumë gjasa të prekeshin. Merren parasysh vdekjet që kanë ndodhur nga janari 2020 deri në maj 2022 dhe janë nxjerrë nëpërmjet një bashkëpunimi midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bankës Botërore, Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Imperial College London, ndër të tjera.

Autorët e studimit u bënë thirrje liderëve botërorë që të prioritizojnë fëmijët jetimë duke u ofruar mbështetje ekonomike, edukim dhe për shëndet mendor.

Pasojat për fëmijët mund të jenë “shkatërruese”, përfshirë abuzimin, traumën, probleme me shëndetin mendor, shtatzëninë në adoleshencë, edukimin e varfër dhe sëmundje infektive apo kronike, shkruajnë autorët e studimit.

10.5 milionë fëmijët që përjetuan humbjen e njërit apo dy prindërve përfshijnë 4.2 milionë në Azinë juglindore, 2.5 milionë në Afrikë, 1.5 milionë në Amerikë, 1.5 milionë në rajonin e Mesdheut Lindor dhe 500.000 në Evropë. /koha

Related posts

Presidenti Erdoğan vizitoi të lënduarit nga tërmeti në spitalin e Ankarasë

admin

Qeveria në Ga’za: 3.500 fëmijë janë në rre’zik të vd’ekjes nga kequshqyerja

admin

Kili, rritet në 131 numri i viktimave nga zjarret

admin