RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

10 ditë “goditje”, 122 të arrestuar e 43 armë të konfiskuara

10-dite-“goditje”,-122-te-arrestuar-e-43-arme-te-konfiskuara

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë realizimit të Urdhrit Operativ “Goditja” gjatë këtyre dhjetë ditëve janë arrestuar 122 persona prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 43 armë.

Po ashu policia bëri të ditur se janë realizuar 4402 Pika Kontrolli për Automjete, 1314 prej tyre me radarë dhe alkool-test, janë kontrolluar 25323 vetuar, janë kontrolluar 353 lokale.

Policia paralajmëroi se edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij.

Policia e Kosovës, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, respektivisht ruajtjen e rendit e qetësisë publike, nga data 8 gusht ka filluar së zbatuari një plan operativ i cili do të shtrihet në tërë vendin, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Detyrat që parashihen të realizohen gjatë zbatimit të planit operativ “Goditja”, janë shtimi i aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato.

Related posts

U raportua se takoi ambasadorin serb në SHBA, DASH: Radoiçiç, kriminel që duhet të mbahet përgjegjës

admin

E kapën vajzën trejavëshe me gjithë djep”, rrëfimet nga masakra në Rogovë të Hasit

rezart morina

Stano thotë se masat kundër Kosovës do të hiqen kur vendos BE-ja e jo kur do Kurti

RTI