Të paktën 10 persona dyshohet se u goditën nga një ortek bore të dielën në Austri, raportoi Reuters.
Orteku ndodhi rreth orës 15:00 në zonën e skive Lech-Zuers të Austrisë perëndimore, ku u tha se gjendeshin disa qytetarë.
Helikopterë dhe ekipe të shumta kërkimi kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kërkuar të përfshirët. Aktualisht nuk u tha nëse ka viktima. /koha