RTV AHIRETI
Shëndetësi

10 ushqime që reduktojnë stresin

10-ushqime-qe-reduktojne-stresin

Në ditët e sotme, është e vështirë të mos ndihemi të stresuar në një moment. Stresi është pjesë normale e jetës së përditshme. Për të lehtësuar simptomat e tij, duhet t’i kushtoni më tepër rëndësi ushqimit.

Ka disa ushqime që reduktojnë stresin dhe me siguri i keni në kuzhinë, ose në supermarketin aty pranë.

Kimchi (gatim korean; perime të kripura dhe të fermentuara) – përmban vitamina dhe minerale që janë të dobishme për aparatin tretës. Kur ndihemi të stresuar dhe të shqetësuar, shpesh mund të kemi dhimbje stomaku, ndaj ky ushqim ju lehtëson simptomat.

Vezët – vezët përmbajnë choline, një lëndë ushqyese që rregullon funksionet trupore duke përfshirë komunikimin midis neuroneve dhe shëndetin e përgjithshëm të trurit.

Argjinaret – kanë përmbajtje të larta fibrash dhe prebiotikësh që ndihmojnë aparatin tretës. Gjithashtu kanë kalium dhe magnez, që ndikojnë pozitivisht për të reduktuar lodhjen dhe ju bëjnë të ndiheni më energjikë.

Tahini – (pastë e bërë nga farat e susamit) përmban aminoacid L-triptofan që ndihmon prodhimin e serotoninës, e cila ndikon te humori.

Patatet e ëmbla – janë një burim i pasur me lëndë ushqyese, të cilat mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të kortizolit. Kortizoli është hormoni i stresit dhe rritet kur ndihemi nën presion. Patatet e ëmbla kanë gjithashtu vitaminë C dhe kalium dhe mund të na rregullojnë humorin.

Boronica – përmbajnë antioksidantë që përmirësojnë gjendjen emocionale tonën.

Të tjera: tërshërë, salmon, gocë deti, çokollatë e zezë, çaj kamomilim, çaj jeshil, lëng me xhenxhefil etj.

Related posts

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19, 177 raste të reja brenda 24 orëve

admin

Djathi i shëndetshëm, i ndihmon dhe zemrës

rezart morina

Këto janë gabimet e zakonshme që mund të mos e dini se shkaktojnë dhimbje koke

admin