RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

10 vende evropiane i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë prishjen e shtëpive palestineze

10-vende-evropiane-i-bejne-thirrje-izraelit-te-ndaloje-prishjen-e-shtepive-palestineze

Dhjetë vende evropiane i kanë bërë thirrje Izraelit të ndalojë politikën e tij të prishjes së shtëpive dhe konfiskimit të pronave palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Thirrja erdhi në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga konsullatat e përgjithshme të Belgjikës, Francës, Italisë, Spanjës, Suedisë, Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Finlandës, Gjermanisë, Irlandës dhe Zyra e Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Deklarata i bëri thirrje “Izraelit, si fuqi pushtuese, të ndalojë të gjitha konfiskimet dhe prishjet dhe t’u japë akses të papenguar organizatave humanitare në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor”.

Ata gjithashtu i kërkuan Tel Avivit të “kthejë ose kompensojë të gjitha sendet humanitare të financuara nga konsorciumi i donatorëve”, në lidhje me prishjen e ndërtesave të Izraelit të financuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2015, të vlerësuara në 1,291,000 euro (1,385,300 dollarë).

Të 10 vendet “dënuan me forcë prishjen e fundit të shkollës së financuar nga donatorët në Jubbet Adh Dhib” dhe shprehën “shqetësimin e tyre të madh për prishjen e kërcënuar të 57 shkollave të tjera në Bregun Perëndimor”.

Izraeli përdor gjerësisht pretekstin e mungesës së lejeve të ndërtimit për të prishur shtëpitë palestineze, veçanërisht në zonën C, e cila është nën kontrollin e ushtrisë izraelite.

Sipas Marrëveshjes së Oslos të vitit 1995 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Bregu Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, u nda në tre pjesë – Zona A, B dhe C. /mesazhi

Related posts

Kremlini thotë se nuk ka informacione për arrestimin e shefit të Telegramit, Pavel Durov

admin

Zgjedhjet në Turqi/ Numërohen 77% e kutive të votimit, Erdogan ngushton rezultatin, por mbetet forcë e dytë në rang kombëtar

admin

Shefi i Pentagonit komunikim në telefon me ministrin rus të Mbrojtjes pas më shumë se 1 viti! Zbardhet biseda, ja çfarë u diskutua

admin