RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

11 armë pa leje sekuestroi Policia të premten, shumicën në Prishtinë

11-arme-pa-leje-sekuestroi-policia-te-premten,-shumicen-ne-prishtine

Njëmbëdhjetë armë pa leje i ka sekuestruar Policia e Kosovës për një ditë në vend, shumica nga to në Prishtinë.

Për posedim të armëve janë iniciuar gjashtë në Prishtinë, një në Prizren dhe një në Gjilan.

Rastet e regjistruara në Prishtinë në Policinë e Kosovës:

Veterrnik, Prishtinë 28.07.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Veterrnik, Prishtinë 28.07.2023 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe 24 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 28.07.2023 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Emshir, Prishtinë 28.07.2023 – 23:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësitë policore nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Demir Demiri, Prishtinë 28.07.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një revole me leje të skaduar me një karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, në Prizren në fshatin Lubinjë e Epërme të premten Policia ka konfiskuar një armë të gjuetisë pasi është raportuar se ka ndodhur një rast ku të përfshirë kanë qenë të dy të meshkuj kosovarë. Ndaj tyre janë iniciuar veprat penale: “Dëmtim ose shkatërrim i pasurisë dhe armëmbajtje pa leje”.

Kurse, si “posedim i paautorizuar i armës” është iniciuar një rast në rrugën “Epiri” në kryeqytet. Policia ka konfiskuar armën në veturën e të dyshuarit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturë i kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 15-fishekë cal-9mm. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi PK-ja.

Armë të tjera, Policia ka konfiskuar edhe në shtëpinë e një 20-vjeçari i cili mesnatën e së premtes para një diskoteke në Gjilan ka shtënë me armë zjarri dhe ka hedhur një granatë dore. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë sekuestruar tri armë gjuetie, një pistoletë dhe fishekë. Përveç për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndaj tij është iniciuar rast edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Të premten, një vrasje brenda një familjeje ndodhi në Lipjan. Burri vrau gruan dhe djalin e më pas edhe veten.

Related posts

Francë, më shumë se 900 delfinë gjenden të ngordhur në bregdet gjatë dimrit

admin

Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Pejë

admin

ADN-ja shfajëson burrin 47 vjet pasi u dënua për përdhunim

admin