RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

13 të vdekur pas shembjes së ndërtesës në Siri

13-te-vdekur-pas-shembjes-se-nderteses-ne-siri

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur pasi një ndërtesë banimi është shembur në qytetin Aleppos të Sirisë të dielën, raportoi Reuters.

Sipas mediave shtetërore, punonjësit e shpëtimit po kërkojnë njerëz që besohet se ende kanë ngecur nën rrënoja.

Ndërtesa pesëkatëshe në lagjen Sheikh Maksoud të qytetit të dytë më të madh të Sirisë, u shemb për shkak të rrjedhjeve të ujit që dobësuan themelet e saj. Është një nga ndërtesat e shumta që janë shembur vitet e fundit në Aleppo, e cila ka marrë barrën e bombardimeve intensive ajrore ruse dhe siriane të zonave nën kontrollin e rebelëve derisa rebelët u dëbuan gjashtë vjet më parë.

Banorët thonë se shumë sirianë të larguar janë zhvendosur gjatë konfliktit të gjatë më shumë se dhjetëvjeçar në ndërtesa të dëmtuara pasi nuk ka pasur rindërtim sistematik të zonave të banuara dhe shërbimet shtetërore mbeten minimale.

Puna për rinovimin e ndërtesave të dëmtuara nga lufta në shumë raste bëhet dhe paguhet nga banorët vendas.

Qeveria fajëson luftën dhe sanksionet perëndimore për rimëkëmbjen e ngadaltë dhe vështirësitë.

Ajo ka mohuar trajtimin e zonave të rikapura ndryshe nga ato që mbetën nën kontrollin e saj gjatë gjithë luftës dhe ka thënë se punon për të rivendosur shërbimet normale në të gjitha zonat. /koha

Related posts

OBSH rikthen komunikimin me Spitalin Al-Shifa

admin6

Shtyhet vendimi i Kushtetueses së Speciales për ankesën e Nasim Haradinajt

rezart morina

Jordania dhe OKB diskutojnë për çështjen e Palestinës dhe krizën në Siri – VIDEO

rezart morina