Një 13-vjeçar është nxjerrë i gjallë pas 182 orëve qëndrimi nën rrënoja, raporton televizioni turk “TRT”.
13-vjeçari është nxjerrë pasditen e të hënës, pasi qëndroi shtatë ditë e gjysmë nën rrënoja, që kur goditi tërmeti 7.8 ballë Rihter në Turqi.
Janë publikuar pamjet ku shihen forcat e kërkim-shpëtimit duke bartur 13-vjeçarin.
Njëri nga ta mbante për dore djalin.
HATAY’DA BÜYÜK MUCİZE: KAAN 182. SAATTE KURTARILDI#Hatay #Antakya‘da depremin 182’nci saatinde 13 yaşındaki Kaan, enkaz altından sağ olarak çıkarıldı. #deprem pic.twitter.com/NJ5bRmWwCg
— Sabah (@sabah) February 13, 2023