RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

15 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga moti ekstrem në Filipine

15-te-vdekur-dhe-shume-te-zhdukur-nga-moti-ekstrem-ne-filipine

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe shirat e dendur që goditën pjesë të ndryshme të Filipineve gjatë fundjavës është rritur në 15, deklaroi Agjencia Kombëtare për Fatkeqësitë.

“Shumica e viktimave u mbytën nga përmbytjet e shpejta”, theksoi Diego Mariano, një oficer informacioni në këtë agjenci.

Tetë nga vdekjet u raportuan në provincat jugore të Misamis Occidental, Misamis Oriental dhe Zambonga del Sur.

Pesë persona vdiqën gjithashtu në provincat lindore të Camarines Sur, Catanduanes dhe Samar.

”Dy peshkatarë kanë vdekur pasi varka e tyre u mbyt në provincën jugore të Leyte në ditën e Krishtlindjes”, deklaruan rojat bregdetare.

Njëzet e tre persona ishin ende të zhdukur për shkak të motit ekstrem.

”Shumica e të zhdukurve ishin peshkatarë që lundruan në det pavarësisht erërave të forta dhe dallgëve të mëdha”, tha Mariano.

Related posts

Rritet në 70,373 numri i viktimave të agresionit izraelit

admin

Italia kritikon planet e Gjermanisë për financimin e organizatave bamirëse në ndihmë të emigrantëve

admin

NATO dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Po monitorojmë zhvillimet

admin