RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

15 të vdekur në kampin e refugjatëve në Libanin jugor nga luftimet njëavore

15-te-vdekur-ne-kampin-e-refugjateve-ne-libanin-jugor-nga-luftimet-njeavore

Numri i të vdekurve nga përleshjet midis grupeve të armatosura palestineze në kampin Ein el-Hilweh në Libanin jugor ka arritur në 15 pas një jave përleshjesh të dhunshme, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve, si pasojë e përleshjeve që shpërthyen javën e kaluar midis lëvizjes Fatah dhe një grupi rival të armatosur në kamp po ashtu janë plagosur të paktën 150 persona.

Dje, kampi pa përleshje të ashpra pasi persona të armatosur përdorën armë të rënda dhe granata, duke i detyruar banorët vendas të largohen nga shtëpitë e tyre drejt qytetit Sidon.

Përpjekjet për të stabilizuar një armëpushim midis grupeve luftarake në kamp janë ende në vazhdim.

Më 29 korrik, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), kampi pa përleshje të rënda midis të njëjtave grupe luftarake, duke lënë 11 persona të vdekur dhe mbi 40 të tjerë të plagosur.

I themeluar në vitin 1948, Ein el-Hilweh është kampi më i madh i refugjatëve palestinezë në Liban, sipas OKB-së me 50 mijë njerëz të regjistruar, megjithëse statistikat jozyrtare tregojnë se popullsia e kampit është 70 mijë.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve palestinezë në Liban vlerësohet se është rreth 200 mijë, të shpërndarë në 12 kampe, shumica e të cilëve kontrollohen nga fraksionet palestineze.

Related posts

55 mijë pedagogë kanadezë në grevë

admin

Muzikanti britanik Waters dhe presidenti kolumbian shpalosin flamurin e Palestinës

admin

Kurti takohet me ish-sekretarin e OKB-së, Ban Ki-moon

admin