RTV AHIRETI
Uncategorized

16 pjesëtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim –

16-pjesetare-te-fsk-se-certifikohen-pas-trajnimit-te-avancuar-per-kerkim-shpetim-–

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, në kuadër të Komandës së Gardës Kombëtare, ka përfunduar trajnimi i avancuar për kërkim-shpëtim.

Sipas Forcës së Sigurisë së Kosovës, trajnimi dyjavor kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëtarëve për operacionet e kërkim-shpëtimit në terrene të vështira.

Programi përfshiu pjesë teorike dhe praktike, me fokus në sistemet e ankorimit, boltimet, sistemet e litarëve, evakuimin e viktimave, teknikat e alpinizmit dhe procedura të tjera të specializuara.

Në përmbyllje të trajnimit u zhvillua një ushtrim 72-orësh në zonën e Rugovës, ku pjesëmarrësit zbatuan në praktikë teknikat e mësuara përmes skenarëve të simuluar të kërkim-shpëtimit.

Në përfundim të programit, 16 pjesëtarë u certifikuan me sukses.

FSK ka theksuar se trajnime të tilla kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe gatishmërisë operacionale për reagim në situata emergjente dhe në terrene të vështira.





Related posts

Reshjet e fundit shkaktojnë rënie gurësh në disa rrugë në veri të Shqipërisë

Kushtrim Guraj

74-vjeçari i dha fund jetës para syve të motrave në Shtërpcë – përdori revolen derisa ato po pastronin dhomën

Kushtrim Guraj

Affinity Group Spotlight: First-Gen AG Recruitment Flyer