RTV AHIRETI
Lajme

20 vendkalime të veçanta për banorët e zonave kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë

20-vendkalime-te-vecanta-per-banoret-e-zonave-kufitare-mes-kosoves-dhe-shqiperise

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe homologu i tij shqiptar, Taulant Balla, kanë vizituar sot pikën e përbashkët kufitare në Vërmicë. Kjo vizitë është bërë me qëllim të realizimit të marrëveshjes për heqjen e kontrolleve kufitare për qytetarët e dy vendeve.

Nga sot, do të aktivizohet korsia e veçantë e kalimit kufitar për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, në përpjekje për të përmirësuar lëvizjen e tyre mes dy vendeve pa nevojë për kontroll kufitar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla, në deklaratën e tij gjatë vizitës, ka theksuar se përmes kësaj marrëveshjeje, nuk do të ketë kontroll për qytetarët në kufi, por do të punohet për të vendosur sisteme të avancuara teknologjike për luftimin e aktiviteteve ilegale ndërkufitare

Sveçla gjithashtu ka bërë me dije se në shënjestër të përvjetorit të çlirimit të vendit, janë shënuar 20 vendkalime të veçanta për banorët e brezit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këto vendkalime të veçanta do të mundësojnë lëvizjen e lirë të banorëve të këtyre zonave.

Kjo nismë për heqjen e kontrolleve kufitare për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë është një hap i rëndësishëm drejt intensifikimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve mes dy vendeve./Telegrafi/

The post 20 vendkalime të veçanta për banorët e zonave kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Tërmetet në Turqi dhe Siri ngrenë alarmin mbi cilësinë e ndërtimeve në Kosovë

rezart morina

Kreu i grupit Wagner thotë se 7 mijë pjesëtarë të grupit janë vendosur në Bjellorusi

admin

Mal i Zi, dështon tentativa e tretë për ta anuluar njohjen e Kosovës

admin