RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

24-vjeçarja dyshohet se kreu vrasjen mbrëmë në Ferizaj, ndalohet edhe babai i saj

24-vjecarja-dyshohet-se-kreu-vrasjen-mbreme-ne-ferizaj,-ndalohet-edhe-babai-i-saj

A.R, 24-vjeçare dyshohet se ka vrarë F.H, 32-vjeç mbrëmë në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Prokuroria ka bërë të ditur se për këtë rast është ndaluar edhe babi i të dyshuarës M.B.

“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, është ndaluar edhe babai i saj (M.B)., deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Trupi i pajetë i viktimës F.H., është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë rast lëndime ka pësuar edhe 24-vjeçarja e dyshuar në për vrasjen.

Ajo kishte pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Related posts

Padia kundër Izraelit për gjenocid: Çfarë duhet të dihet për vendimin e GJND-së për masat e përkohshme

admin

Disa palestinezë të plagosur në sulme të reja nga kolonët e paligjshëm izraelitë në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

BE-ja i dha Ukrainës 1,5 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse

Muhamet Ramadani