RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

24-vjet-nga-nenshkrimi-i-marreveshjes-ne-paris

Sot, bëhen 24 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars 1999, marrëveshje të ndryshme.

Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

Konferenca e Rambujes kishte miratuar Marrëveshjen e sanksionimit rreth ndërprerjes së dhunës në Kosovës që ishte nën mbikëqyrjen e OSBE-së, misionit të posaçëm diplomatik në Kosovë, e cila kishte parashikuar zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe vetëqeverisja substanciale e saj dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha bashkësive kombëtare në Kosovë, që ishte paraparë që në një periudhë kohore trivjeçare të zgjidhej çështja e statusit përfundimtar të Kosovës.

Pjesëmarrja ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara kishte parashikuar implementimin e kësaj Marrëveshje, mirëpo statusi politik i saj ishte zgjidhur pas 8 vjet e gjysmë më ndihmën e palës ndërkombëtare përsëri.

Pala serbe kishte përjashtuar kompromise të tilla që ishin parashikuar nga pala ndërkombëtare edhe pse ishte e paralajmëruar nga përfaqësuesi i palës ndërkombëtare, Richard Holbrook se çfarë do ta priste palën serbe me mos pranimin e nënshkrimit të palës serbe, ku me këmbëngulësinë e tyre politike i kishin refuzuar negociatat e raundit të dytë të bisedimeve dhe me çdo kusht e kishin refuzuar zgjidhjen politike të Kosovës.

Konferenca e Rambujesë i kishte filluar punimet më 6 shkurt të vitit 1999. Ky takim, i cili ishte mbajtur në afërsi të Parisit të Francës, kishte synuar zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, që kishte zgjatur deri më 23 shkurt, kishte qenë Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës: Christofer Hill nga SHBA-të, Boris Majosrsi, Rusi dhe Volfgang Petric nga BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht kishte pranuar atë propozim-marrëveshje, kishte mbrojtur qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohej kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që kishte filluar më 15 mars në Paris kishte përfunduar pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike-marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës, në atë kohë ishte kryesuar nga Hashim Thaçi që kishte qenë përfaqësues i UÇK-së, Ibrahim Rugova i LDK-së e Rexhep Qosja i LBD-së. Delegacioni ishte i përbërë prej katërmbëdhjetë personash, duke qenë të përfaqësuar nga tri grupime: Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën, ndjekur nga kryeministri Bujar Bukoshi që kishte jetuar në mërgim dhe tre funksionarë të tjerë të LDK-së. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte dërguar pesë përfaqësues me në krye tridhjetëvjeçarin Hashim Thaçi dhe katër pjesëtarë të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike.

Përfaqësuesi kryesor politik i UÇK-së, Adem Demaçi, i njohur si Nelson Mandela shqiptar, për shkak se plot 28 vjet burg i kishte kaluar në burgjet jugosllave, kishte bojkotuar Konferencën. Delegacionin e kishin përbërë edhe publicistët Veton Surroi dhe Blerim Shala.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Holbrook nuk kishte qenë i suksesshëm. Ai nuk ia kishte dalë që ta bindë presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviqin që të pranonte marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO kishte filluar bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet kishin përfunduar më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, që kishte paraparë tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte miratuar rezolutën 1244, me të cilën ishte vendosur protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak. Më 17 shkurt 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë.

Related posts

Një palestinez goditet me thikë për vdekje nga një kolon izraelit në Bregun Perëndimor

admin

Studentët protestojnë kundër partneriteteve izraelite në Universitetin Leiden të Holandës

RTI

Vendet e Afrikës Perëndimore hartuan plan për ndërhyrje të mundshme ushtarake në Niger

admin