RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

25 vjet nga masakra e Rahovecit

25-vjet-nga-masakra-e-rahovecit

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën.

Në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi, tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.

Gjatë kësaj ofensive u zhdukën dhe u morën peng shumë shqiptarë.

Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

Related posts

Stambolli pritet të presë bisedime SHBA–Iran me pjesëmarrjen e diplomatëve turq, pakistanezë dhe arabë

Muhamet Ramadani

Abazoviq i përgjigjet shqetësimit të Kurtit: Nuk do të ndryshojë raporti i Malit të Zi me Kosovën

Muhamet Ramadani

Rama: Në kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në BE, për nivelin e pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore

Muhamet Ramadani