RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

25 vjet nga protestat studentore, Kurti nderon ish-rektorin Statovci

25-vjet-nga-protestat-studentore,-kurti-nderon-ish-rektorin-statovci

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të shtunën homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci në 25-vjetorin e protestave studentore, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se ish-rektori i Universitetit të Prishtinës që u priu studentëve në këto protesta ishte gjithmonë me ta dhe në ballë të ndryshimeve.

Sipas tij, Statovci ishte edhe trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur.

Kryeministri më tej shtoi se Statovcin e kujtojnë me mall duke shtuar se Kosova është me fat që pati një njeri të tillë.

“Profesori në këtë tetor do të bëhej 82 vjeç, dekadat e jetës së tij ja kanë vlejtur për të gjithë. Ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe akademik edhe intelektual, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur. Ishte gjithmonë me studentët dhe në ballë të ndryshimeve. E kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me shumë krenari se ishim me shumë fat që e patëm”, tha Kurti.

Bashkëshortja e ish-rektorit, Drita Halimi-Statovci, edhe pse tha që e ka të vështirë të flasë, para të pranishmëve tregoi për momente kur bashkëshorti i saj i fliste për protestat e studentëve.

“Në këto raste e kam të vështirë të flas, faleminderit veç mundem me thënë për respektin që i bëni. Pa të protesta do të ishin ndryshe, ai ditë që ka dalë në demonstrata më tha jam aty e di ku jam do t’i mbrojë studentët”, u shpreh ajo.

Ndwrkaq, Bujar Dugolli, që në atë kohë iu printe protestave bashkë me Statovcin e quajti atë sinonim të lirisë e pavarësisë.

“Njeriu që ushte pranë studentëve, njeriun që ishte rektor. Dhimbja është e madhe për të gjithë ne që punuam me të. Ai ishte sinonim i lirisë dhe pavarësisë”, tha Dugolli.

Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protestat që qëllim kishin kundërshtimin e pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare.

Related posts

“Spiun serb”/ Fushata në internet kundër zyrtarit evropian shkakton përplasje mes qeverisë së Kosovës dhe raportueses Von Cramon

admin

Shumë gjermanë me origjinë emigrante mendojnë të largohen nga Gjermania pas fitores së AfD-së në zgjedhje

admin

Gjermania dhe Indonezia forcojnë marrëdhëniet ushtarake

Muhamet Ramadani