RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

25 vjet nga vrasja e civilëve në tregun e gjelbër në Mitrovicë, Kurti: Të mos e harrojmë të kaluarën e errët

25-vjet-nga-vrasja-e-civileve-ne-tregun-e-gjelber-ne-mitrovice,-kurti:-te-mos-e-harrojme-te-kaluaren-e-erret

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar viktimat civile të vrarë në masakrën e Tregut të gjelbër në Mitrovicë.

Në përvjetorin e 25-të, Kurti tha se detyrë e jona që të mos e harrojmë kurrë të kaluarën e errët dhe të punojmë për Republikën tonë demokratike, ku parimet kryesore janë respektimi i të drejtave të njeriut dhe drejtësia.

Kontradiktë në spektaklin e Big Brother, fli dhe raki pak minuta pasi uruan Muajin e Sh…Dramë në ‘Emirates’, Arsenali eliminon Porton pas ekzekutimit të penalltivePse Evropa duhet të ringjallë sektorin e minieraveWalker për tu marrë shembull, dëshiron se ta mbyllë karrierën te skuadra e qytetit të l…Atentati në Shkodër, 30 plumba drejt shënjestrës – të plagosurit në gjendje të r…

“Në këtë përvjetor të 25-të, kemi ardhur në Mitrovicë për të nderuar kujtimin e civilëve të vrarë nga forcat e Serbisë në Masakrën e Tregut të gjelbër në vitin 1999. Teksa shprehim dhembjen dhe nderimin tonë për jetët e humbura, theksojmë domosdoshmërinë për drejtësi për viktimat e kësaj masakre dhe qindra masakrave të tjera të kryera nga Serbia në Kosovë”, tha ai.

“Granata supozohet që është shkrepur nga një objekt ushtarak ku ishin të vendosura forcat serbe gjatë luftës 1998-99. Aty sot qëndron Kampi i Policisë së Republikës së Kosovës, që bartë emrin e heroit Enver Zymeri, e që garanton sigurinë, si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”, theksoi Kurti.

Ndryshe, më 13 mars 1999, në masakrën e Tregut të gjelbër në Mitrovicë, me hedhje granatash nga forcat serbe janë vrarë shtatë civilë: Abaz Mecinaj (1944), Ahmet Strana (1941), Elizabeta Hasani (1994), Ragip Bajrami (1946), Rrahim Peci (1934), Sevdije Selani (1949) dhe Valdete Strana (1977); si dhe janë plagosur 128 të tjerë, shumë prej të cilëve mbetën invalidë.

Related posts

Lideri i opozitës në Venezuelë largohet nga vendi, kërkon azil politik në Spanjë

admin

Në Kosovë falet namazi i Fitër Bajramit

rezart morina

Rritje blerjësh nga shteti armik i perbetuar

rezart morina