RTV AHIRETI
Lajme

25-vjetori i vrasjes së Aganit, Osmani: Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, përkushtim yni i vazhdueshëm

25-vjetori-i-vrasjes-se-aganit,-osmani:-sjellja-e-autoreve-te-krimit-para-drejtesise,-perkushtim-yni-i-vazhdueshem

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar akademik Fehmi Aganin në 25-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.

Osmani ka deklaruar se sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë është përkushtim i institucioneve, ndërkaq thotë se kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm.

“Njëzet e pesë vjet më parë Kosova humbi akademik Fehmi Aganin, mendjendriturin, vizionarin, filozofin dhe njeriun e devotshëm, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë. Forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, më 6 maj 1999, vranë mizorisht akademik Aganin, dorën e djathtë të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Ata nuk arritën ta vrasin idealin e tij jetësor, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit. Vizioni i përbashkuesit Agani do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit dhe synimin euroatlantik. Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim yni i vazhdueshëm, ndërkaq kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm”, shkroi Osmani.

The post 25-vjetori i vrasjes së Aganit, Osmani: Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, përkushtim yni i vazhdueshëm first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Princi saudit i kurorës takon klerikun shiit të Irakut

admin

Bosnjë e Hercegovina bën thirrje për rritjen e numrit të trupave të EUFOR-it në vend

rezart morina

Lideri i çeçenëve i mohon raportimet se komandanti i tij i lartë u plagos

rezart morina