RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Princi saudit i kurorës takon klerikun shiit të Irakut

princi-saudit-i-kurores-takon-klerikun-shiit-te-irakut

Udhëheqësi i Lëvizjes Hikma të Irakut mbërriti në Arabinë Saudit në një vizitë të paparalajmëruar, sipas mediave zyrtare saudite

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, u takua me klerikun shiit irakian, Ammar al-Hakim, me të cilin diskutoi për krizën e vazhdueshme politike në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi erdhi pasi udhëheqësi i Lëvizjes Hikma të Irakut, një koalicion politik, mbërriti në Arabinë Saudite për një vizitë të paparalajmëruar, sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve.

Agjencia raportoi se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet saudite-irakiane së bashku me një sërë çështjesh me interes të përbashkët.

Nga ana e tij, Hakim shkroi në Twitter se: “Princi saudit i kurorës dhe unë theksuam marrëdhëniet e ngushta historike midis dy popujve vëllezër”.

“Ne diskutuam rëndësinë e dialogut midis palëve të ndryshme për të arritur zgjidhje për ngërçin aktual politik në Irak”, shtoi Al-Hakim.

Al-Hakim theksoi rëndësinë e stabilitetit në të dy anët e Gjirit dhe vlerësoi rolin e Irakut në ndërmjetësimin midis Iranit dhe Arabisë Saudite për rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe.

Ai gjithashtu nënvizoi temën e rëndësishme të çështjes palestineze.

Vizita e Hakimit erdhi pas pjesëmarrjes së tij të mërkurën në një dialog kombëtar me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.

Iraku ka qenë në një ngërç politik për nëntë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit të kaluar, ku që nga ajo kohë partitë nuk kanë arritur të bien dakord për një qeveri të re midis subjekteve rivale. /aa

Related posts

OKB: Rritet me 231 për qind numri i njerëzve që migrojnë për shkak të thatësirës në Somali

admin

Veteranët të gatshëm për protesta, nëse nuk përfshihen në pagën minimale

rezart morina

Në Iran arrestohet një suedez nën akuza për spiunazh

admin