RTV AHIRETI
Lajme

250 fëmijë me asistencë sociale në Gjilan pajisen me çanta dhe materiale shkollore

250-femije-me-asistence-sociale-ne-gjilan-pajisen-me-canta-dhe-materiale-shkollore

Nxënësit me kushte jo të mira meteriale po furnizohen me çanta e materiale të tjera për të vijuar mësimet.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po vazhdon mbështetja për 250 fëmijë nga familjet me asistencë sociale, të cilët po pajisen me çanta dhe materiale shkollore.

Ai më tej tregon se këta nxënës janë nga klasa e parë deri në të pestën.

“U urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor”, tha Hyseni.

I pari i Komunës falënderoi organizatën “Islamic Relief Kosova” për bashkëfinancimin e këtij projekti, e cila ka kontribuuar të shohim kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve sot.

The post 250 fëmijë me asistencë sociale në Gjilan pajisen me çanta dhe materiale shkollore first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rritet në 14.532 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza, përfshirë mbi 6.000 fëmijë

rezart morina

Hapet thirrja për studime të doktoratës, një student do të mbështetet me 8 mijë e 500 euro

RTI

Kryeministri holandez: Përpjekjet e Turqisë për të zgjatur marrëveshjen e drithit janë për t’u vlerësuar shumë

admin