RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kinezët myslimanë përleshen me policinë për ta ndaluar prishjen e xhamisë – VIDEO

kinezet-myslimane-perleshen-me-policine-per-ta-ndaluar-prishjen-e-xhamise-–-video

Protestuesit janë përplasur me një numër të madh policësh mbi demolimin e planifikuar të një xhamie në qytetin Yunnan në Kinë.

Turma njerëzish janë mbledhur para xhamisë Najiaying të shekullit të 13-të.

Përleshjet shpërthyen mes policisë dhe banorëve, të cilët u rrethuan nga qindra policë të armatosur.

Yunnan ka popullsinë me shumicë myslimane.

Kina zyrtarisht njihet si ateiste dhe qeveria ka thënë se lejon lirinë fetare, raportoi BBC. Megjithatë, vëzhguesit thonë se ka pasur rritje të shtypjeve të organizimeve fetare në vitet e fundit.

Xhamia ka qenë e rëndësishme për qytetin dhe në vitet e fundit është zgjeruar me një numër minaresh.

Por, një gjykatë më 2020 vendosi se zgjerimi ishte ilegal, duke urdhëruar që të hiqen. Veprimet e fundit që të zbatohet ky vendim, kanë nxitur protesta. /koha

Related posts

Aliyev përkujton 5-vjetorin e fitores së Karabakut me paradë ushtarake në Baku

Muhamet Ramadani

SHBA, arrestohen dy shtetas kinezë për mashtrime me kriptovaluta

admin

Delegacioni i Gardës së IOWA-s në Kosovë për të diskutuar prioritetet tri vjeçare me FSK-në

admin