RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

260 milionë nga marrëveshja me FMN, ku do të investohen këto të holla?

260-milione-nga-marreveshja-me-fmn,-ku-do-te-investohen-keto-te-holla?

Gjatë qëndrimit në takimet pranverore në Washington D.C. të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrit të Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, është arritur të përmbyllen me sukses diskutimet për një program të ri mbështetës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Programi i ri përfshin vënien në dispozicion fillimisht të shumës prej 80 milionë euro në kuadër të instrumentit më të ri të FMN-së të quajtur Resilience and Sustainability Fund, dhe me mundësinë e zgjerimit për edhe 80 milionë euro tjera.

Në momentin e miratimit nga Bordi i FMN-së, Kosova do të bëhet vendi i parë në Evropë që do të përfitojë nga ky lloj programi me FMN-në.

Mjetet nga programi RSF pritet t’i vihen në dispozicion Kosovës për investime në ndërtim të kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore.

Pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri (precautionary SBA) në vlerë prej 100 milionë euro për 2 vitet e ardhshme.

“Pikënisje për këtë arritje ka qenë suksesi në konsolidimin e shpejtë të financave publike, dhe vendimmarrja e matur fiskale. Kjo është edhe një dëshmi që reformat tona po vlerësohen edhe nga institucionet ndërkombëtare si FMN” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ministri Murati u shpreh se një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ekipin që kanë punuar shumë në përgatitjen e këtij programi.

Related posts

Votohet Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje

rezart morina

Pakistan, vriten 7 arsimtarë në një shkollë të mesme

admin

24 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

rezart morina