RTV AHIRETI
Shëndetësi

3 simptomat paralajmëruese të sinuseve të bllokuara që s’duhen ngatërruar me gripin dhe ftohjen

3-simptomat-paralajmeruese-te-sinuseve-te-bllokuara-qe-s’duhen-ngaterruar-me-gripin-dhe-ftohjen

Nuk mund të merrni frymë lirisht, ju janë bllokuar hundët dhe ndiheni shumë keq. Duket sikur jeni ftohur, apo jo? Mund të jetë ftohja, ashtu siç nuk përjashtohet as mundësia që mund të jetë infeksion i sinusit. Infeksionet e sinusit mund të jenë të fshehta, prandaj njerëzit priren t’i ngatërrojnë ato me ftohjen ose sëmundje të tjera.

Pjesë e këtij problemi është se jo të gjithë i dinë shenjat paralajmëruese të infeksionit të sinusit. Sinusiti është pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës. Infeksioni i sinusit shfaqet kur një virus, bakter ose myk rrethon veshjen e brendshme të një ose më shumë sinuseve. Një tjetër arsye përse pacientët shpesh e ngatërrojnë infeksionin e sinusit për ftohje është sepse infeksioni i sinusit shfaqet shpesh pas ftohjes. Kjo sepse këto veshje të brendshme të sinuseve janë më të ndjeshme ndaj infeksionit pas një ftohje.

Ndërkohë që ftohja mund të zgjasë vetëm pak ditë, infeksionet e sinusit mund të zgjasin edhe më shumë se 10 ditë. Infeksionet e sinusit janë ose akute (zgjasin rreth 4 javë), subakute (4 deri në 12 javë) ose kronike (12 javë ose më shumë). Infeksioni kronik mund të zhvillohet nëse lihen pa trajtuar infeksioni akut ose subakut.

1. Dhimbje në fytyrë: Sinuset janë të lokalizuara në ballë, mes dhe poshtë syve. Prandaj, në varëse të sinusit të infektuar, infeksioni mund të shkaktojë një ndjesi të ushtrimit të presionit sipër faqeve, mes syve, sipër ballit ose edhe në pjesën e sipërme të dhëmbëve. Ka raste kur infeksioni i sinusit duket edhe si dhimbje e dhëmbit. Nëse problemi është në sinuset frontale, mund të duket më shumë si dhimbje koke.

2. Hundë të bllokuara ose kongjestion: Infeksionet e sinusit shkaktojnë një grumbullim të mukusit në hundë dhe sinuse. Prandaj mund të keni edhe rrjedhje nga hundët ose duhet t’i shfryni më shpesh. Hundët gjithashtu mbushen me qelb ngjyrë

3. Erë e keqe nga goja: Duke qenë se janë bllokuar hundët, mund të merrni frymë nëpërmjet gojës, duke shkaktuar kështu tharje dhe zhvillim të erës së keqe të gojës. Kjo e fundit shkaktohet edhe pak shkak të kalimit të mukusit nga hundët në pjesën e pasme të fytit

Related posts

Mjalti më i mirë se antibiotiku

rezart morina

Si ngjyra e syve tuaj mund të rrisë rrezikun e çrregullimit sezonal

admin

Tre antibiotikët që duhet t’i merrni “pa recetë”

rezart morina