RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi

30-dite-paraburgim-kosovarit-te-arrestuar-ne-serbi

Gjykata e Lartë në Serbi i caktoi 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, i arrestuar më 1 korrik nga policia e Serbisë, derisa po kthehej në vendlindje.

Gjykata e Lartë në Serbi i caktoi 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, i arrestuar më 1 korrik nga policia e Serbisë, derisa po kthehej në vendlindje.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se Selmani u arrestua nën dyshime për krime lufte.në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, që lidh Kosovën me Serbinë.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se më 14.06.1999, në vendin Sofali, Prishtinë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të UÇK-së, me armë të ftohta dhe armë zjarri, në mënyrë mizore dhe tinëzare, ua ka marrë jetën civilëve të nacionalitetit serb, çiftit bashkëshortor Vlladimir dhe Persa Stanisavljeviq”, thuhet në njoftimin e MPB-së të Serbisë.

Familja e Osman Selmanit i ka cilësuar si të pabazuara dhe të pavërteta akuzat e Prokurorisë së Serbisë.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah. Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij.

Në njoftimin e MPB-së serbe nuk u tha saktë nëse i dyshuari ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Viteve të fundit, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.

Related posts

Dyshohet se do të organizonin sulme terroriste në Los Angeles për Vit të Ri, FBI arreston 5 anëtarë të një grupi radikal

admin

Orteku në Alpet Franceze lë të vdekur gjashtë persona – VIDEO

admin

Si do të ndikojë shpërbërja e kabinetit izraelit të luftës në përpjekjet për armëpushim

admin