Emigrantët nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane, 34 prej tyre, janë zhdukur pas fundosjes të një anijeje në ujërat territoriale të Tunizisë, ka thënë zëdhënësi i qeverisë së këtij vendi, sipas AFP.
Varka, e cila u nis nga rajoni Sfax drejt brigjeve italiane dje, mbante 38 pasagjerë, katër prej të cilëve u shpëtuan. Sipas zëdënësit, të gjithë emigrantët në varkë ishin nga vendet e Afrikës sub-Sahariane.
Në fund të shkurtit, presidenti tunizian Kais Saied sulmoi emigrantët e paligjshëm, duke thënë se ka “një mori emigrantësh të paligjshëm nga Afrika Sub-Sahariane që prodhojnë dhunë dhe krim” në Tunizi. Ai akuzoi gjithashtu një grup kriminal “se donte të ndryshonte përbërjen demografike të vendit”.
Pas akuzave të tij, rreth 21 mijë emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane, të regjistruar zyrtarisht në Tunizi, humbën punën dhe strehimin dhe tani po përpiqen të arrijnë në Bashkimin Evropian.
Disa pjesë të bregdetit tunizian janë vetëm 150 kilometra larg nga ishulli italian i Lampedusa. /koha
1/3 #SAR Ops 22/23.03.23 – #Tunisian National Guard in 24 hrs conducted 30 separate maritime operations off the coasts of Sfax and Chebba and intercepted a total of 2034 #migrants (9 Tunisian & 2025 of sub-Saharan nationalities) attempting to reach EU. #migrantcrisis #Frontex pic.twitter.com/tJtPsrNu5k
— Migrant Rescue Watch (@rgowans) March 23, 2023