RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Kongresin Amerikan diskutohet për presionin ndaj turqve ujgurë në Kinë

ne-kongresin-amerikan-diskutohet-per-presionin-ndaj-turqve-ujgure-ne-kine

Në panelin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë, u diskutuan pretendimet për abuzim ndaj turqve ujgurë, transmeton Anadolu.

Në panelin e mbajtur në ndërtesën e Kongresit në Washington, Komiteti i përbërë nga anëtarë demokratë dhe republikanë të Kongresit, diskutoi pretendimet se Kina ka kryer “gjenocid” kundër turqve muslimanë ujgurë dhe pakicave të tjera etnike në Rajonin Autonom Ujgur të Xinjiangut.

Turkja ujgure Gülbaha Haitiwaji, përmes një përkthyesi i tregoi delegacionit të komitetit për dhunën dhe shtypjen që ajo ka përjetuar. Ajo dha informacione për kulturën kineze të imponuar dhe ngacmimet ndaj grave nga policia kineze.

Poashtu edhe turkja uzbeke, gruaja e quajtur Kalbinur Sıddık foli për gjendjen psikologjike të fëmijëve turq ujgurë, të cilët mbaheshin të ndarë nga familjet e tyre në kampet ku ajo ka qenë e punësuar si mësuese për një periudhë.

Duke deklaruar se janë larguar ilegalisht nga Kina, gratë thanë se përmes familjeve të tyre që kanë mbetur në rajonin ujgur janë kërcënuar të mos flasin.

– Janë dëgjuar edhe ekspertët

Për shkeljet në Kinë kanë dëshmuar edhe të ftuar nga komiteti si turku ujgur dhe avokati amerikan Nuri Turkel, anëtarja e Muzeut Përkujtimor të Holokaustit në SHBA, Naomi Kikoler si dhe Adrian Zenz, hulumtuesi gjerman që ka kryer punime në studimet e dokumenteve në kampet e përqendrimit në Xinjiang.

Kikoler, e cila punon për çështjen e gjenocidit, tha se kampet në fjalë janë vende ku gratë dhe burrat me origjinë ujgure mbahen nën presion.

“Kongresi duhet të përdorë të gjitha forcat e tij për të zbatuar plotësisht Ligjin e Politikës së të Drejtave të Njeriut për Ujgurët”, deklaroi avokati Turkel i cili shtoi se SHBA-ja nuk vendos sanksione ndaj kompanive kineze që kontribuojnë në presionin e ushtruar ndaj turqve ujgurë përmes mjeteve teknologjike.

Ndërsa Zenz i cili ka folur lidhur me kampet kineze tha se “Mund të supozojmë se qindra mijëra njerëz janë transferuar në këto objekte, të cilat janë zgjeruar ndjeshëm”.

Kina mohon me forcë akuzat për tortura në Xinjiang. Ajo pretendon se ka krijuar “qendra të trajnimit profesional” për të frenuar terrorizmin, separatizmin dhe ekstremizmin fetar.

Related posts

Kurti: Mbështetja në investim për energjinë e ripërtëritshme, fuqizon familjet dhe bizneset

rezart morina

Vetaksident në Klinë, vdes një person

admin

Prokuroria e Shtetit reagon pasi kryeprokurori Buzhala shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë – “do të merren masa”

admin