RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

34 të rinj përfitojnë grante për të hapur bizneset e tyre

34-te-rinj-perfitojne-grante-per-te-hapur-bizneset-e-tyre

34 të rinj kanë përfituar grante për të hapur bizneset e tyre.

Njoftoi kështu Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, teksa kanë bërë të ditur se në kuadër të kësaj mase, të rinjtë fillimisht janë trajnuar për ndërmarrësi dhe zhvillim të planeve të biznesit.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, në takim më ta, ka thënë se MFPT po fuqizon të rinjtë të materializojnë idetë e tyre, kur përveç mbështetjes financiare, do të kenë edhe monitorim në fillimet e operimit të bizneseve.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati së bashku me Drejtorin e GIZ në Kosovë, Z. David Oberhuber dhe Drejtoreshën e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Znj. Jehona Rexha, takuan sot 34 përfituesit nga masa e vetëpunësimit. Në kuadër të kësaj mase, të rinjtë fillimisht janë trajnuar për ndërmarrësi dhe zhvillim të planeve të biznesit, e ku në mesin e mbi 100 të trajnuarve, 34 sosh janë përzgjedhur për të qenë përfitues të granteve individuale me vlerë deri në 3,000 euro. Ideatorët e planeve të përzgjedhura u pritën sot nga Ministri Murati i cili ritheksoi mbështetjen ofruar të rinjve në punësim dhe vetëpunësim. Ndër të tjera, Ministri Murati shprehi se “ si MFPT, po fuqizojmë të rinjtë të materializojnë idetë e tyre duke hapur biznese ku përveç mbështetjes financiare, ofrojmë edhe mentorim përgjatë muajve të parë të operimit të biznesit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Tutje, thuhet se pjesa e dytë e takimit u fokusua në një diskutim të hapur ndërmjet Muratit dhe të rinjve përfitues, ku këta të fundit patën mundësi të shpalosin idetë e tyre por edhe të marrin këshilla në rrugën e tyre drejt ndërmarrësisë

Related posts

Osmani e Kurti takohen me QUINT-in

Muhamet Ramadani

Qyteti belg vendos ndalim të konsumimit të alkoolit gjatë ditës në qendër të qytetit

Irfan Jahiu

Putin thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Muhamet Ramadani