RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

34,179 viktima nga tërmeti në Turqi e Siri

34,179-viktima-nga-termeti-ne-turqi-e-siri

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrimtar të së hënës së shkuar ka shkuar në të paktën 34,179.

Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM ka raportuar se numri i viktimave në Turqi ka arritur në 29,605.

Ndërkohë, numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4.674. Ky bilanc tragjik përfshin më shumë se 3,160 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita të Sirisë Veripërëndimore. Ndërsa, referuar Agjencisë Shtetërore të Lajmeve SANA, numri i viktimave në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë është 1,414.

E teksa ditët kalojnë, shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja nuk është shuar. Agjencia Shtetërore e Lajmeve Anadolu njoftoi se të paktën 41 persona u shpëtuan nga nën rrënojat në Turqi midis orës së 141 dhe 163 pas goditjes së tërmetit. /tvklan

Related posts

​BE: Kosova e rrezikon rrugëtimin evropian, nëse s’e themelon Asociacionin

Muhamet Ramadani

Blinken: Dodik po minon Marrëveshjen e Dejtonit

Muhamet Ramadani

Çmenduri në Spanjë! Shqiptari ul automatin, hyn nga çatia dhe grabit 1 mln euro bizhuteri nga dyqani më luksoz në Madrid! Arrestohet dhe rreth qafës mbante…

admin