RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

360 palestinezë të vrarë nga të shtënat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

360-palestineze-te-vrare-nga-te-shtenat-izraelite-ne-bregun-perendimor-qe-nga-7-tetori

Të paktën 360 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori, tha sot Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.

“Viktimat përfshijnë të paktën 95 fëmijë”, tha ministria në një deklaratë.

Sipas ministrisë, 41 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti.

Ushtria izraelite kreu një sulm me dron në kampin e refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor sot herët, duke vrarë të paktën katër palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor. Të paktën 24.448 njerëz janë vrarë dhe 61.504 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.

Related posts

OKB kërkon ndihmë për Turqinë pasi raportohen pasgoditje të forta tërmeti

rezart morina

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur më shumë se 300 objektiva në Gaza

rezart morina

Shqipëri: Kuvendi miratoi me 69 vota ligjin për kultivimin e kontrolluar të cannabis-it

admin