RTV AHIRETI
Shëndetësi

4 rregulla që do t’ju ndihmojnë të mos hani më shumë se ç’duhet

4-rregulla-qe-do-t’ju-ndihmojne-te-mos-hani-me-shume-se-c’duhet

Nëse e keni vënë re në një ditë të nxehtë, kur trupi ynë dehidratohet, duam me patjetër një sasi të madhe uji. Sapo shohim gotën e ujit, ne nuk mendojmë të pimë vetëm një gllënjkë, por kemi dëshirë të pimë gjithë sasinë e ujit pa ndërprerje, madje tendenca është dhe për një gotë të dytë.

E njëjta gjë ndodh edhe me urinë. Kur ne jemi të uritur, dëshira për të ngrënë sasi shumë të madhe ushqimi, është automatike. Duam të hamë sa më shpejt që të krijojmë edhe ndjesinë e ngopjes po aq shpejt. Këtu krijohet raporti mes nofullave dhe trurit. Ne lëvzim nofullat në mënyrë ritmike të nxituar, pasi kjo metodë “prangos” më mirë dhe hormonin e endorfinës, që i çon mesazhin trurit se do të ndihet më mirë, do të “shërohet” nga uria, nëse do të hahet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Është e studiuar për trurin, që t’i çojë informacion stomakut se është i ngopur, do 30 minuta.

Duket kohë shumë e gjatë për ditët tona moderne dhe të ngjeshura, por kjo është një nga mënyrat më të mira për të ndaluar mbingrënien, që sjell dhe mbipeshën.

Nëse ndiheni të sulmuar nga uria dhe nuk keni 30 minuta për të konsumuar vaktin tuaj, përdorni këto 4 praktika psikologjike të qënësishme, të cilat ngadalësojnë dhe ritmin e ngrënies:

1- Kam akses në ushqim

2- Kam ushqim mjaftueshëm

3- Ushqim do të kem gjithmonë në tavolinë

4- Më lejohet ta ha këtë ushqim

Në këtë moment truri do të arrijë të thyejë ciklin e tij për mbijetesë dhe nuk do të kërkojë më ushqim.

Related posts

Çfarë i ndodh trupit nëse pini ujë me limon çdo mëngjes?

Kushtrim Guraj

Mandati i shefave të shërbimit/ Në 32 shërbime të QSUT nuk janë zgjedhur ende të rinjtë

Muhamet Ramadani

Qe si mund të mbrohemi! Shumicën e njerëzve i kanë befasuar temperaturat mbi mesataren për këtë stinë të vitit, por sa vërtet ato janë të rrezikshme për shëndetin. Mjekët kanë shpjeguar cilat janë rreziqet kryesore shëndetësore të temperaturave të pranverës në periudhën e dimrit. Lëvizjet ditore të temperaturave të jenë 10 deri në 12 gradë dhe lëvizjet e tilla mund hutojnë organizmin tonë. Para së gjithash, shfaqen simptomat siç janë dhembja e kokës, ndryshimi i presionit të gjakut, rraskapitja dhe frymëmarrja e vështirësuar. Probleme më të mëdha kanë të sëmurët kronikë, aq më parë të sëmurët me astmë dhe ata psikiatrikë. Këshilla për ta, para së gjithash, është të marrin terapinë e rregullt. Pacientët është mirë të marrin preparate vitaminash, por jo në masë të tepruar. Mbi të gjitha, merrni vitaminën D dhe vitaminën C. Vitamina D në sasi të tepërt mund të jetë toksike. Forcimi i sistemit imunitar është tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Viruset janë aktiv dy deri në tre ditë, nuk janë rezistent ndaj rrezatimit UV, prandaj rekomandohet ajrimi i vazhdueshëm dhe larja e rregullt e duarve.

admin