RTV AHIRETI
Shëndetësi

4 vitaminat që mjekët përdorin çdo ditë për të forcuar imunitetin e tyre

4-vitaminat-qe-mjeket-perdorin-cdo-dite-per-te-forcuar-imunitetin-e-tyre

Me kaq shumë vitamina sa ka është vështirë të kuptohet se cilat na duhen me patjetër për të forcuar imunitetin tonë dhe për t’u kujdesur për veten. Sipas “TheHealthy” këto më poshtë janë vitaminat që mjekët nuk i ndajnë asnjëherë:

-Vitamina D është jashtëzakonisht e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të kockave, por nga perspektiva e shëndetit mendor, nivelet e ulëta të vitaminës D ndikojnë në depresion.

– Vitamina C, e njohur edhe si acid askorbik, është një lëndë ushqyese thelbësore që funksionon si një antioksidant dhe forcon sistemin imunitar. Vitamina C natyrisht që është e bollshme në shumë fruta dhe perime, por ruajtja dhe gatimi i zgjatur zvogëlojnë përmbajtjen e saj.

-Multivitaminë me acid folik: Megjithëse nuk ka ndonjë përfitim të qartë, të drejtpërdrejtë të marrjes së një multivitamini, veçanërisht në ata që kanë një dietë të ekuilibruar mirë të mbushur me vitamina dhe minerale thelbësore, mjekët marrin një multivitaminë çdo ditë.

– Vitamina Bcomplex: B6 ndihmon në funksionimin e trurit, B12 ndihmon në funksionimin dhe gjendjen nervore, dhe folati me B12 dhe ndihmon në ngritjen e humorit. Shumë njerëz janë kthyer në vegan dhe vegjetarian, dhe këta njerëz – së bashku me pacientët që kanë çrregullime të tretjes – nuk marrin mjaftueshëm vitamina B ose nuk i konvertojnë ato siç duhet në stomak.

Related posts

Dieta me kumbulla të thata: Për tri ditë, humben tre kilogramë

Muhamet Ramadani

​Një zbulim që ndryshon gjithçka: Kripa nuk na bën të etur, por të uritur, dhe ja pse

admin

Çaji i zi ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut

Muhamet Ramadani