RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

400 kilogramë kokainë në Lipjan, ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave

400-kilograme-kokaine-ne-lipjan,-ngritet-aktakuze-ndaj-shtate-personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me iniciale I.Sh., F.V., K.SH., K.B., F.B., H.SH., N.M, për drogën që u konfiskua vitin e kaluar në hapësirën e një kompanie në Lipjan.
Rasti për të cilin është ngritur aktakuza, ka të bëjë me substancën narkotike të llojit kokainë në sasi prej 400 kilogramë, e cila është sekuestruar në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” sh.p.k., në Lipjan.

Gjithashtu, prokuroria në aktakuzë përveç tjerash ka propozuar edhe sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Prishtinë, 14 nëntor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M.

Prokuroria Speciale njofton opinionin se është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Rasti për të cilin është ngritur aktakuza, ka të bëjë me substancën narkotike të llojit kokainë në sasi prej 400 kg, e cila është sekuestruar në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” sh.p.k. në Lipjan.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në aktakuzë përveç tjerash ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Related posts

Rindërtohet xhamia dhe mejtepi “Mulla Idriz Gjilani” në fshatin Dunav

admin

Deri në 600 mijë armë në duart e qytetarëve të Kosovës, eksperti i sigurisë ngre alarmin

admin

BQK-ja thotë se faza e trancizionit për dinarin s’mund të zgjasë më shumë se tre muaj

rezart morina