Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekuipazhet e urgjencës u panë duke nxituar drejt ndërtesës, me tymin e dendur që ngrihej në qiell.
Ndërtesa historike, e cila ndodhet ngjitur me parlamentin danez, ishte në rinovim kur shpërtheu zjarri.
Ajo përdorej shpesh për darka gala, konferenca dhe ngjarje, por nuk është e hapur për publikun.
Ministri i Kulturës i Danimarkës, Jakob Engel-Schmidt, postoi në Twitter në lidhje me “fotografitë e tmerrshme” nga zjarri në ndërtesën, e njohur gjithashtu si Borsen (në gjuhën daneze për “Shkëmbimi”).
Ai tha se 400 vjet trashëgimi kulturore daneze ishte përfshirë nga flakët. /Telegrafi/
The post “400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” – një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës first appeared on Radio Televizioni Iliria.