RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

41 persona humbin jetën nga zjarri në një kishë të Kajros

41-persona-humbin-jeten-nga-zjarri-ne-nje-kishe-te-kajros

Të paktën 41 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një zjarr në një kishë në qytetin e Gizës, afër Kajros, tha Kisha Koptike e Egjiptit – duke cituar ministrinë e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit tha më herët se “disa” njerëz u vranë në zjarrin në kishën kopte Abu Sifin në lagjen Imbaba të dielën dhe se ambulancat transferuan të paktën 55 të plagosur në spitalet lokale.

Një hetim fillestar tregoi për një defekt elektrik, sipas deklarates së policisë.

Dy burime sigurie i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se një zjarr elektrik shpërtheu ndërsa 5000 besimtarë u mblodhën për meshë, duke shkaktuar një rrëmujë.

Pesëmbëdhjetë makina zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa ambulancat i dërguan të plagosurit në spitalet aty pranë.

Presidenti Abdel Fattah el-Sisi foli me telefon me Papën e koptëve Tawadros II për të shprehur ngushëllimet e tij, tha zyra e presidentit.

“Kam mobilizuar të gjitha shërbimet shtetërore për t’u siguruar që të gjitha masat janë marrë”, tha ai në faqen e tij në Facebook.

Shërbimet zjarrfikëse më vonë thanë se zjarri ishte vënë nën kontroll. /mesazhi

Related posts

Britania dëshiron të organizojë një samit mbi sigurinë e Ngushticës së Hormuzit

Muhamet Ramadani

Sylvinho tregon se si e zbuloi talentin e Jasir Asanit

admin

Vajza e vogël nga Gaza: Derisa në botë mbahen festime, ne po hyjnë në Vitin e Ri nën bombardime

Muhamet Ramadani