RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 mbeten aktive

43-vatra-zjarri-ne-shqiperi,-10-mbeten-aktive

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 43 vatra zjarri, prej të cilave 10 mbeten aktive dhe tri janë nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 499 forca dhe 43 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 120 efektivë, pesë helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”, shkruan abcnewsal.

Vatrat kryesore aktive janë në Malin e Dajtit, Shëngjergj, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Abaze të Krujës dhe Lufaj të Mirditës.

Ministria e Mbrojtjes thotë se aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren.

Related posts

Krijimi dhe shpërndarja e imazheve me përmbajtje p*rnografike, Komisioni Evropian nis një hetim ndaj “Grok” të Elon Musk

admin

New York, mbyllet aeroporti “LaGuardia” pas përplasjes së një avioni me një kamion zjarrfikës

Kushtrim Guraj

Kosovë/ 27 vite nga Beteja e Koshares, Kurti: Mirënjohje dhe nderime të gjithë luftëtarët e UÇK-së!

admin