RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

5 zyrtarëve u ndalohet t’i afrohen Komunës së Fushë Kosovës, dyshohen për tjetërsim të pronës

5-zyrtareve-u-ndalohet-t’i-afrohen-komunes-se-fushe-kosoves,-dyshohen-per-tjetersim-te-prones

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Atyre iu caktua masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, si dhe obligohen të paraqiten në stacion policor.

Sipas Gjykatës, të pandehurve kjo masë do t’iu llogaritet deri më 8 tetor 2026.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe ndaj të pandehurve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., ka caktuar masën Ndalimi për të iu ofruar vendit apo personit të caktuar, e cila masë të pandehurve iu është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, duke u llogaritur nga data 08.09.2026 deri më datë 08.10.2026”, thuhet në njoftim.

Gjykata njofton se obligohen pesë të pandehurit që në largësinë prej 200 metra, të mos i ofrohen vendit- respektivisht Komunës së Fushë-Kosovës. Aty thuhet se mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve, do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.

“Gjykata ka urdhëruar masën Paraqitja në stacionin policor ndaj të pandehurve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., e cila masë do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data 08.09.2026 deri më datë 08.10.2026. Gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse të pandehurit nuk respektojnë masën e shqiptuar. Me rastin e vendosjes, Gjykata konstatoi se me masat e lartcekura tani për tani do të arrihet që procedura penale të zhvillohet e pa penguar”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related posts

Në Zvicër u promovua libri “Muhamedi a.s., Profeti Islam”

admin

KFOR kryen stërvitje me qitje ajrore në Gjakovë

admin

Zjarret në Spanjë përfshijnë afër 25 mijë hektarë, mbi 60 mijë njerëz të prekur

Muhamet Ramadani