RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëSport

50 mijë tifozë brohorasin për Palestinën në Bilbao, kombëtarja humb miqësoren historike ndaj ekipit Bask

50-mije-tifoze-brohorasin-per-palestinen-ne-bilbao,-kombetarja-humb-miqesoren-historike-ndaj-ekipit-bask

Në një atmosferë të jashtëzakonshme përpara rreth 50 mijë tifozëve në stadiumin “San Mamés” të Bilbaos, kombëtarja palestineze zhvilloi ndeshjen e saj të parë historike në një fushë europiane, përballë ekipit Bask.

Pavarësisht humbjes 3–0, përballja u shndërrua në një demonstrim të fuqishëm solidariteti. Tifozët vendas dhe të ardhur nga rajone të ndryshme brohoritën pa ndërprerje për Palestinën dhe kërkuan ndalimin e agresionit gjatë gjithë 90 minutave të lojës.

Ndeshja vjen në një periudhë ku sporti palestinez është goditur rëndë nga dhuna dhe shkatërrimet, me qindra lojtarë të vrarë, të plagosur dhe me shumë impiante sportive të rrënuara. Megjithatë, paraqitja e ekipit në Bilbao u pa si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe të drejtës së popullit palestinez për të jetuar me dinjitet dhe për të ndërtuar shtetin e tij.

Takimi miqësor u cilësua nga organizatorët si një moment historik për futbollin palestinez dhe një mesazh i qartë i mbështetjes ndërkombëtare për kauzën e tyre. /mesazhi

Related posts

Sulme ajrore izraelite godasin Rafahun, Khan Junisin dhe Gazën qendrore mes përkeqësimit të kushteve humanitare

RTI

Historia e pazakontë nga SHBA! I mori zemrën një të riu që bëri vetëvrasje, pati një aferë me të venë e tij dhe 12 vjet më vonë vdiq po në të njëjtën mënyrë!

admin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes nuk do të merr pjesë në takimin e aleatëve të Ukrainës

Muhamet Ramadani