Myku është prezent brenda dhe jashtë trupit pranë baktereve të ndryshme. Kur një sëmundja kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion.
Nëse jeni i shëndetshëm, një infeksion mykotik në thonj mbase nuk mund t’iu shkaktojë probleme serioze. Por megjithatë mund të bëjë që thonjtë tuaj të duken keq, t’iu dhembin ose të dëmtojë shtratin e thonjve. Nëse lihet pa u kuruar, myku i këmbëve mund të shkaktojë çarje të thoit në shtresa madje mund të çojë në zhdukje totale të thoit.
Lëngu i limonit ka si veti antiseptike, po ashtu lufton edhe mykun. Acidi citrik tek lëngu i limonit do të pengojë përhapjen e mykut në thua. Aplikoni lëng të freskët limoni në zonën e infektuar. Lëreni për rreth 30 minuta përpara se ta shplani me ujë të ngrohtë. Një tjetër mënyrë është të miksoni sasi të njejta të lëngut të limonit me vaj ulliri dhe të masazhonizonën e infektuar. Lëreni për pak orë para se ta shplani. Vaji i ullirit do t’ju ybusë lëkurën, ndërkohë që lëngu i limonit do të pengojë përhapjen e mëtejshme të mykut. Përdorni këto metoda çdo ditë për mbi një muaj ose më gjatë derisa të shihni rezultate pozitive.
Vaji i rigonit ka veti antiseptike, antibakteriale, antiparazitike, antivirale, dhe kundër mykut. Kjo e bën këtë vaj një trajtues efektiv për mykun e thojve Përzieni dy pika vaj rigoni me një lugë vaj ulliri. Aplikojeni këtë përzierje në zonën e prekur. Lëreni të paktën 30 minuta. Më pas shplajini duart apo këmbët dhe thajini mirë. Përsëriteni këtë dy herë në ditë për tri javë.
Uthulla e mollës ndihmon në parandalimin e përhapjes së mykut tek thonjtë, vret bakteret dhe mykun. Përzieni sasi të barabarta të uthullës së mollës me ujin. Futuni thonjtë në të për 30′ në ditë. Më pas thajini mirë duart apo këmbët. Nëse do ta përdorni këtë metodë për disa javë do të shihni ndryshim të madh.
Listerina vret bakteriet në gojë, por mund të vrasë dhe bakteriet tek thonjtë. Ajo përmban alkool dhe përbërës të tjerë të cilat së bashku mudn të veprojnë si antiseptik i forte për të vrarë bakteriet e dëmshme dhe kërpudhat. Në një enë hidhni listerinë dhe uthull të bardhë nësasi të barabarta. Fusni pjesët e prekura dhe lërini për 30 minuta. Fërkoni thonjtë butësisht Shplajini dhe thajini mirë. Përsëriteni këtë metodë një apo dy here në javë derisa të pastrohet infeksioni.
Soda e bukës përdoret për të kuruar mykun e thojve si dhe për neutralizimin e erës të keqe të këmbëve. Shtoni gjysmë filxhani sodë buke, çerek filxhani me peroksid hidrogjeni 3% dhe gjysmë filxhani kripë deti në 4 filxhanë ujë të ngrohtë. Përziejini mire së bashku dhe më pas shtoni çerek filxhani uthull të basrdhë. Zhytini këmbët apo duart në përbërje për 10 minuta. Më pas shplajini me ujë të pastër dhe thajini mire me peshqir. Përsëriteni procesin dy herë në ditë për disa javë.
Hudhra e njohur si antibiotik natyror përmban një substancë që quhet alicinë dhe që ka veti të luftojë mykun. Për të trajtuar mykun e thonjve tuaj miksoni vaj hudhre me uthull të barhe në sasi të njëjta. Aplikojeni këtë përzierje në zonat e infektuara dhe mbulojeni me një fashë. Lëreni për pakë ndoshta tërë natën. Përsëriteni çdo ditë derisa të largohet infeksioni. (Nëse nuk gjeni vaj hudhre atëherë mund ta përgatisni vetë duke skuqur dy thelpinj hudhra në dy lugë vaj ulliri. Më pas kullojin vajin. Lëreni të ftohet). Mund të hani dhe 12 thelpinj hudhra në ditë.