RTV AHIRETI
Shëndetësi

6 shenja të pazakonta të shtatzënisë, që ndoshta nuk i keni ditur më parë

6-shenja-te-pazakonta-te-shtatzenise,-qe-ndoshta-nuk-i-keni-ditur-me-pare

Gjatë shtatzënisë, trupi i njeriut mund të pësojë shumë ndryshime fizike, emocionale dhe psikologjike, aq sa mund të jetë e vështirë të mbahen nën kontroll.

Do t’ju njohim me 8 shenja të pazakonta të shtatzënisë që mund të neglizhohen, por sto nënkuptojnë që një bebe është rrugës!

Rritja e nishaneve

Nishanet që mund të zhvillohen kudo në trupin tuaj gjatë shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve ose shtimit të peshës. Ato shpesh zhduken pas lindjes.

Pështyma e tepërt

Pështyma e tepërt, e njohur edhe si ptyalism gravidarum, shoqërohet edhe me të vjella. Nuk dihet pse ndodh kjo, por disa gra shtatzëna kanë nevojë për letra për të kontrolluar pështymën e tepërt.

Ndjenë shije metali

Në fillim të shtatzënisë, ushqimi mund të ketë shije të thartë dhe metalike, një fenomen i quajtur dysgeusia. Konsumimi i ushqimeve me acid ose shpëlarja e dhëmbëve me kripë ose sodë buke mund ta lehtësojë këtë simptomë.

Acarim i mishrave të dhëmbëve

Ndryshimet në nivelet e hormoneve mund të shkaktojnë dhimbje dhe gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve gjatë shtatëzanisë, i njohur si gingiviti i shtatzënisë. Kjo sëmundje e mishrave të dhëmbëve do të zhduket, por për të lehtësuar dhimbjen, praktikoni një higjienë të mirë orale me larje të butë.

Rrjedhje hundësh

Riniti i shtatzënisë prek 20% të grave shtatzëna që përjetojnë teshtitje dhe rrjedhje hundësh. Këto simptoma të bezdisshme janë të përkohshme dhe mund të trajtohen.

Dëshira për të konsumuar gjëra jo të ngrënshme

Disa gra shtatzëna kanë raportuar dëshirat për miell misri, oriz të papjekur, shkumës, sapun dhe metal. Kjo dëshirë njihet si ‘pica’, e cila është dëshira për të konsumuar artikuj jo ushqimorë. Nëse keni një dëshirë të papritur për të provuar një copë guri, takoni menjëherë mjekun tuaj.

Related posts

Kujdes me ilaçet e gjumit, shkaktojnë efekte anësore

rezart morina

Rrezik për amputim të gjymtyrëve: Studimi tregon si ndikon divorci te burrat me diabet

admin

Nuk është uji, zbuloni pijen më të mirë për hidratim

admin