RTV AHIRETI
Shëndetësi

​6 simptoma të sulmit të heshtur në tru

​6-simptoma-te-sulmit-te-heshtur-ne-tru

Një atak ishemik kalimtar, i njohur gjithashtu si goditje e heshtur, shkaktohet nga formimi i një mpiksje gjaku që bllokon rrjedhën e gjakut.

Simptomat e një goditjeje të heshtur mund të përfshijnë humbje të papritur të shikimit, shikim të paqartë, dobësi të papritur, mpirje në njërën anë të trupit, vështirësi në të folur dhe të kuptuar, marramendje, humbje të ekuilibrit dhe dhimbje koke të forta.

Simptoma të tilla shpesh mund të ngatërrohen me pasojat e lodhjes dhe shumë rrallë njerëzit mendojnë se bëhet fjalë për diçka më serioze.

Një goditje e heshtur e pazbuluar është një shenjë paralajmëruese e rëndësishme dhe tregon një rrezik në rritje të goditjes në të ardhmen. Gjithashtu, simptomat e goditjes së heshtur zhduken pas 24 orësh.

Sipas hulumtimit të botuar në revistën JAMA Neurology, një dhimbje koke e fortë pa asnjë simptomë të mëparshme mund të jetë një nga shenjat e hershme të një goditjeje në tru.

Pas diagnostikimit të një goditjeje të heshtur, rekomandohet një vizitë pasuese me një neurolog për të vlerësuar rrezikun e një goditjeje në të ardhmen.

Related posts

Çaji i zi ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut

admin

I injoroni gjithmonë, por këto katër shenja paralajmërojnë probleme me funksionimin e veshkave

rezart morina

Kontrollimi i sistemit urinar – së paku një herë në vit

admin