RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​60-vjeçari i gjetur pa shenja jete në Mitrovicë dyshohet se është vrarë

​60-vjecari-i-gjetur-pa-shenja-jete-ne-mitrovice-dyshohet-se-eshte-vrare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 60-vjeçari që është gjetur pa shenja jete të martën në Mitrovicë, dyshohet se është vrarë. Policia po e cilëson rastin si vrasje të rëndë.

“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Viktima është gjetur brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në rrugën “Evlia Qelebia”.

“Bazuar në hetimet fillestare, sot rreth orës 14:30 është raportuar se në rrugën “Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar”, ka thënë për Kosovapress zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.

Related posts

Maqedonci ndan artikullin e Ushtrisë Amerikane: Vlerësohet përfshirja e tij në International Hall of Fame të CGSC-së

Muhamet Ramadani

Mijëra portugezë marshojnë për rritjen e pagave

Muhamet Ramadani

Ky bandit, është shoferi i Igor Simiqit

admin