Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 67 raste të reja me COVID-19, ka njoftuar të premten Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 885.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 17 persona.