RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

7 të plagosur gjatë bastisjes së forcave izraelite në veri të Tubasit

7-te-plagosur-gjate-bastisjes-se-forcave-izraelite-ne-veri-te-tubasit

Shtatë qytetarë u plagosën mbrëmë gjatë bastisjes së forcave izraelite në fshatin Akaba, në veri të qytetit Tubas.

Sipas Drejtorit të Emergjencave dhe Ambulancës në Tubas, Nidal Odeh, gjashtë persona pësuan asfiksi si pasojë e gazit lotsjellës, ndërsa një tjetër u lëndua nga goditjet e ushtarëve izraelitë. Të gjitha rastet u trajtuan në vendngjarje nga ekipet mjekësore.

Forcat izraelite hynë në fshatin Akaba me disa mjete ushtarake, duke hedhur bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës. Para kësaj, ato kishin bastisur edhe qytetin e Tubasit, ku gjithashtu hodhën bomba zhurmuese. /mesazhi

Related posts

“Deklarata e Delhit”: India dhe vendet arabe mbështesin shtetin e pavarur palestinez, bëjnë thirrje për paqe të qëndrueshme

RTI

Shefi i politikës së jashtme të BE-së përsërit thirrjen ndaj Izraelit që të mos kryejë veprime ushtarake në Rafah

Muhamet Ramadani

Vuçiq: Heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e së enjtes

admin