RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

74 për qind e evropianëve mendojnë se ka korrupsion në sektorin publik

74-per-qind-e-evropianeve-mendojne-se-ka-korrupsion-ne-sektorin-publik

Sipas një sondazhi nga ‘Eurobarometrit’, 74 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian (BE) mendojnë se ka korrupsion në institucionet publike kombëtare në vendet e tyre, ndërsa 65 për qind prej tyre mendojnë se korrupsioni është i përhapur, transmeton Anadolu.

Sipas sondazhit të Eurobarometrit të publikuar nga Komisioni i BE-së, i kryer në 27 vende të BE-së, 74 për qind e qytetarëve të BE-së kanë mendim se ka korrupsion në institucionet kombëtare, ndërsa 73 për qind e evropianëve thonë se ka korrupsion në institucionet lokale apo rajonale.

Teksa 60 për qind e të anketuarve thanë se korrupsioni është pjesë e kulturës së biznesit të vendit të tyre, 65 për qind e evropianëve deklaruan gjithashtu se korrupsioni është i përhapur në vendin e tyre.

– Përqindja më e madhe në Greqi

Pothuajse të gjithë të anketuarit në Greqi deklaruan se ka korrupsion në sektorin publik në vendin e tyre. Teksa 97 për qind e grekëve shprehën pikëpamjet e tyre në këtë drejtim, kjo normë është 96 për qind në Kroaci, 93 për qind në Portugali, 92 për qind në administratën greke qipriote dhe në Maltë, 89 për qind në Spanjë, 88 për qind në Hungari dhe 85 për qind në Itali.

Ndërkaq, shkalla e atyre që mendojnë se ka korrupsion në sektorin publik ishte më e ulëta në Finlandë. 13 për qind e finlandezëve, 21 për qind e danezëve, 36 për qind e suedezëve, 40 për qind e luksemburgezëve dhe 47 për qind e holandezëve raportuan korrupsion në sektorin publik.

Related posts

“Qira të larta dhe çmime të papërballueshme”- Eksperti i OKB-së paralajmëron: Rregulloni krizën e strehimit në Evropë ose rrezikoni të nxisni…

admin

Sondazhi i ‘IRI’: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, Serbia i konsideron SHBA-të

RTI

Hovenier ia përsërit Kurtit kërkesat e SHBA-së

rezart morina