RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

79 vjet nga dëbimi i tatarëve të Krimesë, dhimbja ende e gjallë në kujtesën kolektive

79-vjet-nga-debimi-i-tatareve-te-krimese,-dhimbja-ende-e-gjalle-ne-kujtesen-kolektive

Dhimbja e dëbimit të tatarëve të Krimesë, grup etnik turk, nga vendlindja e tyre drej Azisë Qendrore me vendim të ish-udhëheqësit sovjetik Jozef Stalin mbetet ende në kujtesë në 79-vjetorit të tragjedisë, raporton Anadolu.

Dëbimi filloi në mesnatën e 18 majit 1944, gjatë së cilës rreth 250 mijë tatarë të Krimesë, të përbërë kryesisht nga të moshuar, fëmijë dhe gra, u ngarkuan në vagonë dhe u dëbuan në Azinë Qendrore për një periudhë treditore pa ushqim dhe ujë.

Bashkimi Sovjetik, i cili humbi Krimenë menjëherë pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, filloi të ushtrojë presion mbi tatarët e Krimesë pasi rimori gadishullin nga Gjermania naziste.

Dera e një mërgimi të ri u hap pasi tatarët e Krimesë u akuzuan për bashkëpunim me Gjermaninë naziste dhe Stalini urdhëroi dëbimin e tyre në rajone të ndryshme të Azisë Qendrore me një dekret sekret.

Gjysma e të dëbuarve vdiqën para se të arrinin në zonat drejt së cilave po largoheshin.

Vuajtjet e tatarëve të Krimesë, të cilat filluan pasi gadishulli doli nga kontrolli i Perandorisë Osmane, nuk mbaruan kurrë, pasi politikat kundër tatarëve të Krimesë filluan nën Perandoreshën Ruse Katerina II dhe më vonë u rritën gjatë Bashkimit Sovjetik.

Destinacioni i parë i tatarëve të Krimesë ishte Anadolli, ku shumë u strehuan në Perandorinë Osmane për shkak të presioneve të imponuara nga Rusia cariste.

Sot, tatarët e Krimesë, të cilët kanë mbajtur në kujtesë dhimbjen e dëbimit të vitit 1944 për 79 vjet, vazhdojnë të luftojnë për t’u kthyer në atdheun e tyre.

Tatarët e Krimesë në Ukrainë, të cilët vazhdojnë këtë luftë në mënyrë diplomatike në arenën ndërkombëtare, kanë përjetuar vështirësi që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, për shkak të së cilës shumë prej tyre duhej të largoheshin nga Krimea për të kërkuar strehim.

Shumë figura dhe liderë të shquar të tatarëve të Krimesë janë dëbuar nga atdheu i tyre, ndërsa Rusia, e cila aneksoi Krimenë në vitin 2014, ka vendosur një ndalim për hyrjen e tyre.

Gjithashtu, Mexhlisi, organi përfaqësues i tatarëve të Krimesë, është cilësuar si “organizatë ekstremiste” nga Rusia.

Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Tanju Bilgiç tha se Turqia vazhdon të mbështesë luftën e tatarëve të Krimesë për të “jetuar në paqe dhe siguri duke ruajtur identitetin e tyre në atdheun e tyre”.

Bilgiç tha më tej se Turqia ndan dhimbjen e tatarëve të Krimesë, si dhe atë të “popujve vëllezër të Kaukazit”, duke uruar mëshirë për “ata që humbën jetën në këto ngjarje tragjike që lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive”.

Related posts

Lajçak takoi Listën Serbe, tregon çfarë biseduan

rezart morina

Lazzarini: Palestinezët bëjnë thirrje për t’i dhënë fund ‘ferrit në tokë’

admin6

“Mali i Zi hap kapitull të ri në marrëdhëniet me Serbinë”

admin