RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

820 persona shpëtohen nga ekipet emergjente në Greqi

820-persona-shpetohen-nga-ekipet-emergjente-ne-greqi

Pjesa qendrore e Greqisë po vazhdon të përballet me përmbytjet e mëdha pas disa ditësh me shiu.

Zjarrfikësit grekë kanë gjetur trupin e pajetë të një personi në afërsi të qytetit Karditsa, një prej zonave më të dëmtuara nga përmbytjet.

Autoritetet greke kanë angazhuar zhytës dhe specialistë të ujit për shkak se niveli i ujit ka arritur deri në dy metra.

Departamenti i zjarrfikësve ka njoftuar se që prej të martës janë shpëtuar 820 persona nga përmbytjet.

Një person që ishte raportuar i zhdukur që prej të mërkurës është gjetur në rrjedhën e lumit në pjesën qendrore të Greqisë.

Me përmbytje të mëdha janë përballur Turqia dhe Bullgaria.

Përmbytjet kanë goditur Greqinë vetëm pak javë pas zjarreve nga të cilat kanë mbetur të vdekur 20 persona, të cilët dyshohet se janë emigrantë që sapo kishin arritur në Greqi nga Turqia.

Nga zjarret janë djegur më shumë se 80 mijë hektarë tokë në Greqi. /koha

Related posts

Të paktën 61 azilkërkues mbyten pas përmbytjes së anijes pranë Libisë

admin6

Përfundon takimi i opozitës me Escobarin

admin

Tetë refugjatë nga Afrika vdesin afër brigjeve të Italisë

rezart morina